Jose Mourinho ka ndërruar disa fjalë me Gareth Bale pas miqësores para-sezonale të zhvilluar mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit, ku i ka treguar uellsianit pse nuk mund ta blejë atë.  

Reali dhe Unitedi u takuan mbrëmë (e diel) në kuadër të International Champions Cup, ku në fund triumfuan Djajtë e Kuq pas penalltive.


Këtë ndeshje miqësore para-sezonale, trajneri i Unitedit, Mourinho e shfrytëzoi për të takuar disa nga ish-lojtarët e tij sa ishte trajner i Realit.

Megjithatë, vëmendja ishte e gjitha tek fjalët që ia tha në vesh Balet, ku sipas gazetës spanjolle AS, Mourinho i ka treguar uellsianit se pse nuk mund ta transferojë te Djajtë, përcjell Telegrafi.

“Unë nuk mund t'ju blej sepse ti nuk flet...”, i ka thënë Mourinho, ndërsa Bale vetëm ka qeshur dhe ka vazhduar të ecë para.

Megjithatë, deri në fund të afatit kalimtar ka edhe një muaj e një javë dhe gjithçka mund të ndodh, duke ditur marrëdhëniet e mira të të dy klubeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app