Mourinho është gati të bëjë një rikthim sensacional si trajner i klubit të njohur

Mourinho është gati të bëjë një rikthim sensacional si trajner i klubit të njohur
Jose Mourinho mund të rikthehet shumë shpejt në zejen e trajnerit dhe atë hiç më pak se te klubi i madh portugez, Benfica.
Bruno Lage nuk është më trajner i Benficas. Humbja ndaj Qarabag (3-2) në shtëpi në raundin e parë të Ligës së Kampionëve ishte fatale për trajnerin portugez i cili u largua nga klubi pas një marrëveshjeje me presidentin Rui Costa.
Kjo i dha fund mandatit të dytë të Lage në stolin e Benficas, dhe klubi portugez më pas konfirmoi zyrtarisht largimin e tij në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të internetit.
OFICIAL: Bruno Lage despedido do Benfica pic.twitter.com/ZTKLSv4pGR
— B24 (@B24PT) September 16, 2025
Vetëm pak orë pas konfirmimit të largimit të Lage, mediat portugeze njoftuan se Benfica kishte arritur një marrëveshje në parim me Jose Mourinhon, i cili pritet të marr përsipër stolin e klubit të famshëm të Lisbonës.
Mourinho ka qenë jashtë loje që kur u largua nga Fenerbahçe, pikërisht për shkak të humbjes ndaj Benficës në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Ironikisht, është tani Benfica klubi që ai mund të rikthehet në skenën e madhe.
Mourinho e filloi karrierën e tij si trajner kryesor te Benfica, në vitin 2000, kur e udhëhoqi ekipin vetëm në dhjetë ndeshje përpara se të largohej nga klubi për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e asaj kohe.
🚨💣 BREAKING: Benfica are in advanced talks with José Mourinho after Bruno Lage got sacked overnight! ❤️🤍
Understand Mourinho has opened doors to Benfica move as he wants to return to coaching immediately.
The agreement could be sealed soon. 🦅 pic.twitter.com/RL8eZmn5BY
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 17, 2025
Megjithatë, nga ajo periudhë e shkurtër, mbahet mend fitorja bindëse kundër Sportingut (3-0), që ishte edhe ndeshja e fundit që ai drejtoi për Benficën.
Pas kësaj, pasoi një ngritje e rrallë: Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid... Mourinho u bë një nga trajnerët më të suksesshëm dhe më të njohur të shekullit të 21-të. Në vitet e fundit të karrierës së tij, ai drejtoi Tottenham, Romën dhe Fenerbahçen, por pa shumë sukses përveç fitimit të Ligës së Konferencës me romakët.
Për Rui Costan, sjellja e Mourinhos mund të përfaqësojë gjithashtu një lëvizje politike, duke pasur parasysh presionin në rritje brenda klubit dhe spekulimet rreth rikthimit të mundshëm të Joao Noronha Lopes në garën për president. /Telegrafi/



































