LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Barcelona më e fortë se në të kaluarën, Rakitic njëri nga lojtarët më të nënvlerësuar në botë

Mourinho: Barcelona më e fortë se në të kaluarën, Rakitic njëri nga lojtarët më të nënvlerësuar në botë

Jose Mourinho ka folur fjalë të mëdha për Barcelonën dhe mesfushorin e tyre kroat, Ivan Rakitic.

Portugezi ka zbuluar admirimin e tij për Barcelonën e Ernesto Valverdes pas fitores 1-0 ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Ish-trajneri i Real Madridit është një ekspert i mediumit beIN Sports dhe iu desh ta mbulonte ndeshjen e vlefshme për La Liga, ku edhe bëri disa komente.


“Ata janë shumë më të fortë se në sezonet e kaluara. Ata e dinë se si të mbrojnë dhe të jenë të bashkuar”, ka thënë fillimisht Mourinho.

Mourinho ka lavdëruar Barcelonën dhe në veçanti kroatin Rakitic (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Edhe pse nuk luajnë futboll të mrekullueshëm, ata janë duke fituar ndeshjet dhe ky është çelësi për të sfiduar ekipet e mëdha në çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”.

Mourinho u impresionua me shfaqjet individuale të lojtarëve si Marc-Andre ter Stegen, Gerard Pique, Clement Lenglet dhe në veçanti të Ivan Rakitic.

“Ai është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në botë”, shtoi Mourinho për Rakiticin.

“Ai është fantastik në të gjitha nivelet. Ai mbron, ai balancon [Lionel] Messin, ai vrapon dhe ai është i mirë me topin në këmbë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ma bëri dhuratë Golf 2-shin", Faruk Statovci tregon se si u befasua nga presidenti i ndjerë i Dritës, Selami Osmani

Superliga

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Premier League
Kalo në kategori