LAJMI I FUNDIT:

Motrës që fitoi turneun e basketbollit, ia ndaluan ta përqafonte vëllain e vogël (Video)

Motrës që fitoi turneun e basketbollit, ia ndaluan ta përqafonte vëllain e vogël (Video)

Deb Hauser ia ka ndaluar Sydney Levy, ta përqafoi vëllain e saj Jaylen, pasi fitoi turneun e basketbollit me ekipin e shkollës së mesme nga Wisconsin i Shteteve të Bashkuara.

Në momentin që përfundoi loja dhe u shpall fituesi, trevjeçari ka shkuar në drejtim të motrës, por trajnuesja ka hyrë mes tyre dhe e ka ndaluar vogëlushin, transmeton Telegrafi.


Videoja e postuar më poshtë, tregon atë teksa kërcen nga gëzimi, por më pas ulë kokën i zhgënjyer, pasi iu mohua përqafimi me familjaren.

“Nuk e la ta përqafonte motrën edhe pse ishte shumë i gëzuar për fitoren e saj. Ai qau shumë pas kësaj”, shkruhet poshtë videos që ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Mirëpo, trajnuesja Hauser është shprehur se vetëm ka zbatuar rregullat, se nuk duhet hyrë në fushën e basketbollit, ndërsa ka thënë se i vije keq lidhur me rastin. /Telegrafi/