Motrat Kardashian-Jenner festuan ditëlindjen e 67-të të nënës së tyre Kris Jenner në një mënyrë shumë unike.

Kim, Kourtney, Khloe dhe Kylie të gjitha u veshën si nëna e tyre në periudha të ndryshme të jetës së saj, duke u shfaqur me një shumëllojshmëri të kostumeve të saj më të famshme, ndërsa ishin të pranishëm në darkën e ditëlindjes të premten (4 nëntor)


Kim dukej fantastike me një fustan jeshil smeraldi teksa imitoi pamjen e Kris nga një kartolinë e vjetër e Krishtlindjeve dhe kërkoi që vajza e saj nëntë vjeçare North gjithashtu të merrte pjesë në festen e Kris.

64215391 11392885 The Kris effect Kim Kardashian 42 and sisters Kourtney 43 Khloe  a 9 1667634795965

Ylli televiziv ndau klipe të festimeve në Instagram, duke treguar veshjen e saj të ndritshme në një pasqyrë të banjës.

Ish-gruaja e Kanye West i mbuloi flokët bionde platini me një paruke të shkurtër të zezë për të imituar modelin e flokëve të Kris.

64215389 11392885 Mother and daughter duo Kim also had her nine year old daughter  a 12 1667634796345

Themeluesja e “Skims” përshtati fustanin e mbrëmjes me një jakë të bardhë dhe një papion të zi.

Vajza e saj North e kopjoi gjyshen e saj në një pamje krejt të zezë për të emituar një veshje 'të përditshme të Kris' teksa mbante edhe një çantë Birkin.

64215439 11392885 Beautiful Kylie who gave birth to her second child in February s a 18 1667634796614

North gjithashtu tregoi transformimin e saj të jashtëzakonshëm në një video të shpërndarë në llogarinë e saj TikTok.

64215433 11392885 Throwback to a viral moment Khloe s look came from a viral photo a 21 1667634796712

Ndërkohë, Kylie, tregoi figurën e saj të mrekullueshme pas lindjes me një fustan të zi me rrip.

64215393 11392885 Kris mini me She shared her fashionable look while posing in her a 30 1667634796995

Ashtu si Kim, ajo vendosi një parukë të shkurtër të zezë dhe e kombinoi pamjen e saj me një palë syze me nuanca të zeza.

Kourtney ndërkaq veshi tuta sportive ngjyrë rozë me të bardhë, këpucë të bardha dhe kishte një aparat fotografik të modës të modelit të vjetër në dorë, duke imituar Kris si nëna e Regina George në videon “Thank U, Next Music” të Ariana Grande.

64215411 11392885  You ve been Krised Kourtney paired her outfit with a sizable pa a 26 1667634796847

Ndërsa, dukja e Khloes erdhi nga një foto virale e Krisit e shpërndarë fillimisht nga Kim në Instagramin e saj, ku ajo kishte veshur një kostum me lule, të shoqëruar me një pallto të bardhë leshi, çizme të kuqe dhe një çantë Birkin të kuqe prej lëkure.

Në foton epike, nëna e famshme mbante një gotë martini dhe syze e dielli.

64215499 11392885 Iconic In the photo Kris rocked a lavish floral trouser suit pai a 22 1667634796715

Khloe gjithashtu ndau një klip të nënës së saj duke kënduar teksa ajo shijonte festën e saj me pak karaoke.

Biznesmenja dukej përrallore si kurrë më parë me një fustan të zi të gjatë me kopsa dhe me një të çarë përpara në këmbë, të cilin e kombinoi me shtresa perlash sipër. /Telegrafi/

64215485 11392885 Mean Girls Meanwhile Kourtney rocked a pastel pink tracksuit whi a 19 1667634796668

64216041 11392885 Karaoke Khloe also shared a clip of her mom belting out a tune a a 31 1667634797003