“Motra jote me sa meshkuj ka kryer marrëdhënie”, si nisi e gjithë situata tensionuese me Rogertin, Mateon dhe Selinin

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u shoqërua me tensione të forta, pasi situata mes banorëve degradoi në sulme personale dhe përfshirje të familjarëve.
Në qendër të debatit ishte Rogerti, i cili me deklaratat e tij preku çështje intime dhe private, duke nxitur reagime të ashpra brenda dhe jashtë shtëpisë.
Gjithçka nisi gjatë një përplasjeje me Selin. Në debat e sipër, Rogerti i drejtohet asaj me pyetje provokuese lidhur me të kaluarën e saj, duke përmendur Dubain dhe duke e lidhur me paragjykimet që shpesh bëhen për vajzat që udhëtojnë atje.

Ai i tha: “Më thuaj me sa burra përnjëherë kryen marrëdhënie”, deklaratë që u konsiderua e rëndë dhe fyese.
Selin nuk u dorëzua dhe e ndoqi vazhdimisht Rogertin, duke kërkuar shpjegime për fjalët dhe aludimet që ai kishte bërë për të. Tensioni mes tyre u rrit dukshëm, ndërsa banorët e tjerë ndiqnin zhvillimet me shqetësim dhe habi.

Më pas, tensioni u zhvendos drejt Mateos. Rogerti, duke u justifikuar me faktin se është gazetar dhe sipas tij mund të bëjë pyetje të çdo lloji, u shpreh: “Po i them motrës tënde, me sa meshkuj me kryer marrëdhënie njëkohësisht”. Kjo deklaratë e agravoi edhe më tej situatën.
Mateo reagoi menjëherë duke iu kundërpërgjigjur: “Fytyra jote do të më bëjë provokim mua”.
Tonet u ngritën dhe situata rrezikoi të dalë jashtë kontrollit, duke detyruar banorët e tjerë të ndërhyjnë për të shmangur një përplasje fizike mes tyre.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, pasi përfshirja e familjarëve dhe çështjeve intime konsiderohet nga shumëkush si tejkalim i kufijve të lojës brenda formatit. /Telegrafi/































































