Disa anëtarë të familjes së këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë kanë vizituar Shqipërinë.

Përkatësisht, prindërit e saj, Vera dhe Besniku, dhe motra e saj, Elena, kanë kalaur disa ditë të mira pushimi fillimisht në shtëpinë e tyre në Ulqin, e më pas në disa destinacione të ndryshme në Shqipëri.


Motra e Ritës, e cila njëherësh shërben edhe si menaxherja e saj, Elena Ora, ka vizituar edhe Bashkinë e Tiranës, përkatësisht zyrën e kryetarit Erion Veliaj, ku është e ekspozuar një veshje e motrës së saj.

362903932 1044540770040044 9156198651476172808 n

Bëhet fjalë për një jelek dhe fustanellë të punuar me motive kombëtare, të cilën Rita Ora e kishte veshur në klipin e saj "Bang" në shkurt të vitit 2021.

Elena publikoi disa fotografi nga vizita në zyrën e kryetarit në Instagram, në mbishkrimin e të cilave u shpreh: "Veshja e Ritës nga videoja muzikore 'Bang' në zyrën e Erion Veliajt".

Vajza e madhe e familjes Sahatçiu (Ora) gjithashtu ndau me ndjekësit e saj disa fotografi nga vizita me prindërit te varri i Skenderbeut në Lezhë, si dhe disa të tjera nga Mrrizi i Zanave.

362886323 1006321510718537 8241641244008620398 n

Rita përndryshe ka qenë për herë të fundit në Shqipëri në shtator të vitit të kaluar, ku edhe mbajti një koncert gjigant në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë. /Telegrafi/

363311046 240731385518849 7708832320731554471 n 1

362848977 937395900890595 3408221296317926432 n 2

362938837 1341552259794008 8255924054659015680 n 2

362661405 250807431091625 7985479920731946569 n 1