LAJMI I FUNDIT:

Motorola zbulon datën e lansimit të telefonit Moto G51 5G në tregun e Indisë

Motorola zbulon datën e lansimit të telefonit Moto G51 5G në tregun e Indisë

Motorola besohet se gjatë 10 dhjetorit do të lansojë në tregun e Indisë telefonin e mençur Moto G51 5G, e një gjë të tillë e ka konfirmuar zyra e kësaj kompanie në Indi – duke publikuar edhe datën në Twitter.

Motorola akoma nuk ka zbuluar çmimin e këtij telefoni që do të shitet në Indi, por ka pranuar se do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra dhe do të shitet përmes Flipkart, transmeton Telegrafi.


Motorola Moto G51 5G, është telefoni i parë i mençur në botë që e vë në funksion procesori Snapdragon 480+SoC. Aty është edhe sistemi operativ Android 11, që telefonit prej 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë, do t’i jap epitetin e një prej telefonave më të kërkuar në tregun indian.

Moto G51 5G ka një ekran prej 6.8 inç me 120 Hz FullHD+ LDC dhe një bateri me 5,000 mAh si dhe portin USB-C prej 10 W.

Ky telefon ka katër kamera – 13 megapikselë për selfie dhe 50 megapikselë për kamerën kryesore që e asistojnë ajo prej 8 megapikselë këndgjerë dhe tjera me 2 megapikselë /Telegrafi/