Motoçikleta nisë t’i dridhet, humbë kontrollin dhe tërhiqet zvarrë nëpër asfalt (Video)

Erica Hoff e ka filmuar momentin kur një motoçiklist i paemëruar, ka humbur kontrollin derisa po ngiste nëpër një autostradë të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara.
Pas disa dridhjeve, ai u rrëzua dhe më pas u tërhoq zvarrë nëpër asfalt nga motoçikleta që mbeti e ndezur, transmeton Telegrafi.
“Ishte një ngasës i dobët dhe i pafuqishëm, andaj motoçikleta nuk i ndalonte së tunduri”, ka shkruar Hoff lidhur me rastin.
Nuk dihet gjendja tij shëndetësore, por besohet se ai ka marrë vetëm lëndime të lehta. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































