LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, i ngrohtë, me re të pakta, si edhe do të fryjë erë e lehtë në drejtimin veriperëndimor, lindor dhe përgjatë Vardarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasdite, në pjesën malore perëndimore mundet të ketë shfaqje të vrënësirave dhe të reshura të dobëta shiu, përfshi edhe vetëtima.


Tempertura e mëngjesit do të lëvizë nga 10°C e deri më 19°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 29°C e deri më 36°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm kurse temperatura do të lëvizë nga 15°C, në mëngjes, e deri më 33°C gjatë ditës./Telegrafi/