Moti sot në Maqedoni

Parashikimi i motit që përcjell Telegrafi Maqedoni tregon se do të na shoqërojë mot i freskët dhe me vrënësira të theksuara, ndërkaq pasdite pritet që të fryjë erë e lehtë veriperëndimore, që do ta ulë vrënësirën.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 6 deri më 13°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 15 deri më 23°C.
Në Shkup e rrethinë do të mbretërojë mot i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 11°C, kurse ajo ditore do të arrijë deri më 21°C./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































