LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mëngjes do të jetë i freskët, gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugperëndimorë. Gjatë natës do të filloj të fryjë erë e përforcuar, vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 23 deri në 30 grad.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa kah fundi i ditës do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 29 gradë Celsiusë.