LAJMI I FUNDIT:

Moti nesër dhe pasnesër në Kosovë

Moti nesër dhe pasnesër në Kosovë

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të ndryshojë situata meteorologjike, pasi fushat me presion të ulët atmosferik, të përqendruara ditët e fundit mbi Gadishullin Ballkanik, do të zhvendosen në drejtim të lindjes.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e shiut të cilat në sasi vende-vende ishin të intensitetit të lartë, do të ndërpriten për t’u zëvendësuar me rreze dielli dhe me pak vranësira të cilat në pjesë të Dukagjinit mund të sjellin riga të izoluara të shiut, transmeton Telegrafi.


Edhe në fushat barike dhe ato termike priten rritje të ndjeshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 1-9 m/s.

Kushtet biometeorologjike janë të mira. Reshjet më të mëdha u regjistruan rreth 70 litra për metër katror në veri dhe verilindje të vendit, 50-60 litra për metër katror në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera të territorit mbeten me sasi më të ulëta të shiut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori