Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 31 gradë


Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s.
Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
13/06/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































