Moti i ndryshueshëm do ta karakterizojë rajonin e Gjakovës këtë javë

Gjatë javës në vijim pritet të komunat e rajonit të Gjakovës të përcillen nga moti i ndryshueshëm.
Në bazë të parashikimit të motit pritet që kjo javë të jarakterizohet kryeshisht nga moti i vranët, por kohë pas kohe pritet të ketë edhe ditë me diell.
Në Gjakovë qatë kësaj jave parashihet të ketë mot të ndryshueshëm, i karakterizuar nga moti i vranët, ku temperature maksimale gjatë kësaj jave do të arrijë deri në 21 gradë ditën e enjte. Dita e premte dhe dita e shtunë pritet të karakterizohet nga moti me shi, ndërsa kjo javë do të mbyllet me mot të vranët, me temperatura që pritet të lëvizin nga 7 e deri në 16 gradë Celsius.
Në Malishevë kjo jave do të karakterizohet nga moti ndryshueshëm, ku gjatë fillimit të javës temperaturat do të lëvizin nga 19 e deri në 7 gradë Celsius, me mot pjesërisht me re, ndërsa gjysma tjetër e javës do të karakterizohet nga moti i vranët dhe më shi të dendur, me temperatura që pritet të lëvzin nga 4 e deri në 20 gradë Celsius.
Java në komuën e Junikut do të nisë me reshje shiu, me temperature që do të lëvizin nga 10 e deri në 17 gradë Celsius, për të vazhduar më pas me mot të ndryshueshëm, me temperatura të cilat parashihen të lëvizin nga 5 e deri në 20 gradë Celsius.
Moti kryesisht i vranët do ta karakterizojë komunën e Rahovecit gjatë javës në vazhdim, me temperatura që në fillim të javës pritet të lëvizin nga 7 e deri në 21 gradë, për të pësuar ulje temperaturave në pjesën e dytë të javës nga 5 e deri në 12 gradë Celsius.

















































