LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë, KEDS: Një numër i daljeve jashtë funksionit

Moti i ligë, KEDS: Një numër i daljeve jashtë funksionit

KEDS-i ka bërë të ditur se për shkak të motit të ligë që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.

Në njoftim thuhet se si pasojë e këtij moti, i përcjellë me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektro-energjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës.


“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/