Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Këtë të hënë (23 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Gradualisht në orët e mesditës e në vijim reshjet e shiut parashikohen të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe mbeten të dobëta në jug e lokalisht në verilindje në male.
Në relievet malore në veri-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa deti do të jetë i valëzimit në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë./rtsh.al/



















































