LAJMI I FUNDIT:

Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Pacolli “selam” opozitës: Do të keni edhe pesë vite kohë të mësoheni të bëni opozitarizëm

Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Pacolli “selam” opozitës: Do të keni edhe pesë vite kohë të mësoheni të bëni opozitarizëm

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka folur për çështjen e mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita, dhe mospjesëmarrjen e deputetëve të LVV-së në Komisionin Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore.

Në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, deputetja Pacolli tha se po presin që të zhbllokohet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.


“Marrëveshjet ndërkombëtare nuk kanë kaluar për shkak se nuk kemi pasur mbështetjen e opozitës. Ka pasur raste kur kanë munguar edhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje por, edhe sikur të ishin të gjithë, nëse s’e kemi mbështetjen e opozitës, nuk mund t’i kalojmë, sepse numri i votave duhet të shkoj përtej numrit që e kemi ne si pozitë. Kështu që tani kemi disa lajme pozitive mund të themi që janë deklaru edhe LDK-ja edhe AAK-ja që do t’i votojnë, mirëpo do të shikojmë sot se si do të vazhdojë seanca”, ka deklaruar Pacolli.

Sa i përket çështjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, deputetja Pacolli u shpreh se nuk beson që ka ndonjë keqpërdorim.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli gjatë intervistës në Përballje në Telegrafi.com

“Nëse ekziston ndonjë dyshim në qoftë në ministrinë në të cilën ata aludojnë se ka keqpërdorime apo edhe në institucionet tjera publike atëherë do të ishte mirë që sistemi i drejtësisë ta marrë përsipër këtë dhe ta hulumtojë deri në fund. Pra, ne nuk kemi asnjë akuzë specifike, e cila rëndon mbi personat të cilët aludohet se janë të përfshirë edhe mbi sektorët që janë ngritur në këtë Komision që t’i adresojnë deputetët. Kemi qenë në një situatë krize ku Kosova është detyruar të blejë rezerva shtetërore në mënyrën siç është detyruar me ble edhe nuk ka aty asnjë hapësirë që dikush ka keqpërdorë apo ka përfitu”, tha Pacolli.

Ajo akuzoi opozitën se nuk po dinë t’i shtyjnë disa çështje përpara.

“Ne, kur kemi qenë në opozitë si Lëvizje Vetëvendosje çdo iniciativë që e kemi nisë e kemi çu deri në fund, sepse e kemi qenë të sinqertë me kauzën të cilën e kemi pasur. Opozita mendoj që ka qenë shumë gjatë në pushtet dhe nuk po arrijnë që të dinë se si t’i shtyjnë disa agjenda përpara kështu që mendoj që i duhet pak kohë opozitës deri të mësohet”, tha Pacolli, duke shtuar se opozita do të ketë kohë minimumi edhe pesë vjet kohë që të mësohen të bëjnë opozitarizëm.

Pacolli tha se si LVV në kohën kur kanë qenë në opozitë nuk kanë bllokuar asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

“Asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk është blloku prej Lëvizjes Vetëvendosje, janë blloku vendime politike, janë blloku marrëveshje politike të cilat është vlerësu prej anës tonë që i sjellim më shumë dëm Kosovës dhe qytetarëve sesa përfitime. Prandaj, ne kemi arritur këtu ku jemi sot sepse e kemi ba opozitën në mënyrë në mënyrë të qartë, të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori