Në një deklaratë të rrallë publike, Mossad, agjencia sekrete e inteligjencës së Izraelit, vlerësoi operacionin "historik" kundër Iranit, duke deklaruar se kërcënimi nga Irani tani është "neutralizuar ndjeshëm".

Ajo thotë se agjentët e saj kanë punuar "krah për krah" me ushtrinë izraelite, "për të realizuar qëllimet e fushatës dhe për ta çuar atë në përfundim".


Në komentet shoqëruese të bëra dje nga shefi i Mossad, David Barnea thotë se agjencia do të vazhdojë të mbajë një "vëzhgim vigjilent mbi të gjitha projektet e njohura iraniane".

"Ne jemi të njohur ngushtë me ta - dhe do të jemi atje, ashtu siç kemi qenë deri më tani", thotë ai.

Barnea gjithashtu shpreh "mirënjohje dhe respekt për partnerin qendror, CIA-n", bashkëpunimi i së cilës ndihmoi "të bëhej i mundur operacioni". /Telegrafi/