Mospërputhje në lidershipin e Çekisë rreth sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë

6:"Picasa
Zyrtarët e lartë të Republikës Çeke kanë mospërputhje rreth sanksioneve të Bashkimit Evropian, ndaj Rusisë.
Në një adresim në Asamblenë parlamentare në Këshillin e Evropës në Strasburg, presidenti Milos Zeman, ka vënë në pikëpyetje efikasitetin e sanksioneve ndaj Rusisë, rreth aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Kryeministri, Bohuslav Sobotka, ka hedhur poshtë komentet e Zemanit, duke thënë se “ishte në kundërshtim me politikën e jashtme” dhe se presidenti nuk “ ka mandat” për këtë fjalim.
Delegacioni ukrainas, në ndërkohë kishte lëshuar takimin, në mes të fjalimit.
Rusia kishte aneksuar Krimenë në vitin 2014, duke dërguar trupa dhe duke organizuar një referendum që u shpall si i paligjshëm nga shumë vende.
Nga
Telegrafi
11/10/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































