Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për Telegrafin ka folur krizat botërore që kanë ndikuar edhe në Kosovë, tentativën e Serbisë për ta destabilizuar vendin, mospajtimet me opozitën për Komisionin hetimor për energjinë, etj.
Kusari Lila gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka thënë se që nga fillimi i mandatit Qeverinë e kanë gjetur shumë kriza botërore që kanë pasur ndikim edhe në Kosovë.
“Pos krizave botërore, ne kemi gjetur në terren një gjendje të trashëguar shumë të rëndë. Kemi nevojë për shumë reforma”.
Ajo tha se në Kosovë ka ndryshuar kasta politike dhe po përpiqen të bëjnë reforma edhe në pjesët tjera të sistemit.
Kusari-Lila mendon se punësimet në institucione të ndryshme janë bërë për shkak të vendeve vakante që kanë ekzistuar.
“Në bazë të votuesve, i bie që çdo i dyti ka qenë anëtarë i LVV-së. Tash është e vështirë të gjenden persona që mund të mos e kenë ndonjë lidhje apo foto me LVV-në”, tha ajo, duke shtuar se aktivistët e partisë po ndjehen se kanë pengesa për t’u punësuar.
Ajo thotë se ka një tendencë të subjekteve tjera politike për të krijuar një përshtypje se të gjithë të duken njëjtë.
Duke folur për dialogun, Kusari-Lila nuk pret ndonjë rezultat për shkak të qëndrimeve të Vuçiqit dhe forcimit të elementëve pro-rus në Serbi.
“Dialogu është proces shumë i komplikuar për shkak të qëndrimit të Serbisë dhe pozicionimit të saj krah Rusisë. Nuk mund të ketë sukses në dialog nëse suksesin e do vetëm njëra palë, apo njëra palë dhe ndërmjetësuesi. A do të ketë apo jo sukses dialogu varet nga pozicionimi dhe qëndrimi i Serbisë. Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe rritjen e forcave nacionaliste dhe politikën e deritanishme të Serbisë, unë e shoh problematike që të arrihet një marrëveshje e suksesshme në kuptimin e arritjes së njohjes”, ka deklaruar tutje shefja e deputetëve të LVV-së.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka folur edhe për sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.
Kusari-Lila tha se këto skena të sulmeve janë tepër shqetësuese si dhe tendenca e Serbisë për të destabilizuar Kosovën është imitim i veprimeve të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Ngjarjet që kanë karakterizuar ditët e fundit, skenat që i kemi pa dhe që janë prezantuar para opinionit në veri të vendit duhet të jenë tepër shqetësuese. Nuk është asgjë për tu lënë rastit, e gjithashtu nuk është e paplanifikuar. Tendenca e Serbisë për të destabilizuar Kosovën është njëfarë forme imitimi i veprimeve që Rusia i ka bërë në Ukrainë dhe që Serbia mund t’i bëjë në Ballkan, në veçanti në Kosovë dhe Bosnje”, u shpreh ajo.
Ajo po ashtu theksoi se rrethanat në Kosovë janë më ndryshe në raport me vitet paraprake, pasi siç tha Kusari-Lila, Serbia ka shprehur pakënaqësi edhe me insistimin për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.
Kusari-Lila gjatë emisionit shtoi se janë për t’u përshëndetur reagimet e KFOR-it, Ambasadës së SHBA-së si dhe QUINT-it.
Mimoza Kusari-Lila më tej ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe çështjen e formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.
Kusari-Lila ka thënë se si grup parlamentar asnjëherë nuk e kanë marrë si problematike kërkesën për formimin e këtij komisioni.
“Ne prej fillimit të prezantimit të kërkesës së PDK-së nuk e kemi marrë as problematike e as çështje për të cilën duhet gjendur ndonjë arsye për tu bllokuar. E tëra filloi kur javë më parë është prezantuar në seancë dhe është kërkuar mbështetja jonë nga Grupi Parlamentar i PDK-së për ta vendosur më lartë në agjendë të Kuvendit në mënyrë që me mocion procedural të futej në agjendë dhe të votohej menjëherë para pikave tjera të rendit të ditës, gjë e cila për neve nuk ishte aspak problematike e kemi mbështet mocionin procedural e kemi futur në agjendë dhe jemi dakorduar që kjo pikë të kaloj pa debat”, ka thënë Kusari-Lila.
Shefja e deputetëve të LVV-së, ka shtuar se po atë ditë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së filloi me konkluza, e që sipas saj që duhet të ishin konkluza të Komisionit Hetimor Parlamentar, e jo deklarata politike.
“Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së tha se do të zbardhen keqpërdorimet e korrupsioni me disa etiketime e para të cilat nuk qëndrojnë dhe e dyta të cilat në një masë mund të tregojnë janë pasyrim i veprimeve që PDK i ka bërë gjatë menaxhimit në KEK… por të konkludohet pa u formua komisioni hetimor në të gjeturat e komisionit për ne ishte shkelje”, u shpreh Kusari-Lila, për Telegrafin.
Ajo theksoi se kërkesa e formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për të cilën opozita lëshoi seancën e Kuvendi, ishte në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar, duke thënë se opozita e bllokoi vetën.
Kusari-Lila theksoi se nuk janë kundër, përkundrazi janë për zgjerim të hetimit dhe për zgjatje të afatit kohor të punës së komisionit.
Gjatë kësaj interviste në “Përballje”, Kusari-Lila pati edhe disa mesazhe për partitë opozitare, madje u dha edhe një propozim sesi do të mund ta formonin Komisionin Hetimor Parlamentar.
“Këta e kanë problem me perceptu që kanë të bëjnë me një Qeveri që transparencën dhe llogaridhënien e ka bazë. Nëse donë ata me ndyshu rezultatin e zgjedhjeve munden me ndryshu. Pse nuk e lanë një grup parlamentar jashtë nënshkrimit, pse nuk erdhën me një kërkesë paraprakisht duke tregu që nuk kanë mundësi me udhëheq me komisionin sepse të gjitha grupet parlamentare janë nënshkruese. Unë e kuptoj që ata mundohen me u nxjerr nga rrethanat që e kanë vendos vetën”, u shpreh Kusari-Lila.
E pyetur se a po shkon Kuvendi drejt një bllokade, pasi që opozita ka thënë se nuk do të marrë pjesë në votime pa formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, Kusari-Lila tha se nuk ka krizë.
“Kuvendi aktualisht mund të mos ketë funksionim për votim me 2/3, por nuk ka krizë. Ne jemi të hapur që të ulemi që sot ose nesër kurdo që opozita konsideron që kanë një zgjidhje tjetër prej asaj që kanë propozuar dje e cila nuk ishte legjitime”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje