Një ish-ushtarak që vuante nga diabeti kishte përdorur pincë për të prerë gishtat e tij të këmbës pasi operacioni i tij ishte anuluar në minutën e fundit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Paul Dibbins, 57, duhej të këpuste këmbën e tij poshtë gjurit, pasi ajo ishte “dëmtuar” pas një “ngrirje” derisa ishte duke punuar në riparimin e një veture.


Por kur operacioni ishte anuluar nga spitali, babai i tre fëmijëve, i mërzitur me pritjet, kishte vendosur të trajtonte vetë sëmundjen.

Fillimisht ai kishte tentuar që për rreth gjashtë muaj të trajtonte gishtat e tij, por më pas atij i kishin thënë se kishte një gangrenë.

Pas kësaj ai vendosi që të priste vetë gishtat e tij. Madje këtë gjë e kishte bërë duke mos përdorur ndonjë qetësues, vetëm e vetëm duke përdorur aftësitë e tija.

I ulur në dhomën e pritjes, ai i kishte këputur gishtat, “operacion” që kishte zgjatur rreth një orë.

Dhe kjo nuk është e tëra. Ai pohon se për punën u përgëzua edhe nga një kirurg. /Telegrafi/

w11

w22

w33

w44

w55

w66