Ish-futbollisti 44-vjeçar, David Beckham, u pa në gjysmëfinalen e nxehtë të femrave në "Wimbledon 2019".

Ai ishte kujdesur që të vishej me elegancë për këtë event, duke bartur një xhaketë të kombinuar me pantallona ngjyrë krem, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


eli2

Bekcham kompletoi dukjen e tij me një këmishë blu të pastër dhe një kravatë të zezë, gjithashtu një palë syze të zeza.

David ishte i pranishëm edhe me motrën e vet, Sandra, duke e lënë gruan Victoria në shtëpi me fëmijët e tyre - Harper, tetë, Cruz, 14, Romeo, 16 dhe Brooklyn, 20 vjeç.

eli5

Përkundër moshës së tij, ish-futbollisti po vazhdon të ruajë vitalitetin dhe të jetë në top formë, duke u komplimentuar gjithnjë për paraqitjet e tij.

Në gjysmëfinalen e turneut të madh, Serena Williams u ndesh me Barbora Strycova. /Telegrafi/

eli3 David Bekcham në "Wimbledon 2019" (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

eli4

eli6

eli1