Mos përdorni assesi lëng për shpëlarje të gojës pasi t’i keni larë dhëmbët: Mjekja ka zbuluar pse kjo gjë është e keqe!
Shumica e njerëzve shpëlajnë dhëmbët me lëng shpëlarës pas larjes, por dentistja paralajmëron se shpëlarja është e dëmshme për dhëmbët!
Lëngjet për shpëlarje të gojës nuk janë aspak të këqija, thotë dentistja Anna Peterson, duke theksuar se nuk është aspak kundër përdorimit të tyre, por nuk ju këshillon t’i përdorni pasi të keni larë dhëmbët!
Lëngu do të duhej të përdorej pas ngrënies ose para se të lani dhëmbët, prandaj këtu është arsyeja pse nuk u bën mirë dhëmbëve tuaj që t’i shpëlani me këtë lëng pas larjes, transmeton Telegrafi.
Pasta juaj e dhëmbëve përmban rreth 1,450ppm fluor, e cila është e mjaftueshme për të mbrojtur dhëmbët tuaj nga sheqeri që hani.
Lëngu i shpëlarjes ka vetëm 220 ppm. Kur lani dhëmbët dhe më pas i shpëlani me lëng shpëlarës, në të vërtetë po shpëlani një përqendrim të lartë të fluorit me një përqendrim të ulët”, thotë dentistja, duke shtuar se kjo nuk mjafton për të mbrojtur dhëmbët nga sheqeri.
— Mariel (@malasirena111) July 16, 2021
Ajo shtoi se nuk është kundër përdorimit të lëngut për shpëlarje sepse ajo vetë ua rekomandon pacientëve të saj, por thekson se jo të gjithë kanë nevojë dhe se nuk duhet ta përdorin pasi të lajnë dhëmbët.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3