LAJMI I FUNDIT:

Mos konsumoni birrë nëse keni këto probleme shëndetësore

Mos konsumoni birrë nëse keni këto probleme shëndetësore
(Foto: Healthshots)

Mjekët besojnë se personat që kanë probleme të caktuara shëndetësore nuk duhet të konsumojnë birrë, sepse ekziston rreziku i komplikimeve të shumta.

Gastroenterologu Jonathon Kung tha në një intervistë për revistën Eat This, Not That se nuk do t’u rekomandonte njerëzve me diabet të porosisin birrë, sepse ajo shkakton një rritje të nivelit të sheqerit në gjak. Ndodh që disa prodhues nuk tregojnë fare se sheqer në birrën e tyre.


Nëse jeni mbipeshë, gjithashtu nuk duhet ta konsumoni këtë pije, sepse shkakton akumulimin e depozitave të yndyrës në zonën e stomakut. Ata që janë të ndjeshëm ndaj glutenit duhet gjithashtu të përmbahen nga blerja e birrës.

(Foto: nenow)

“Shumica e birrave përmbajnë gluten, i cili shkakton inflamacion të zorrëve, që sigurisht shkakton probleme gastrointestinale”, ka shtuar Kung.

Shmangia e birrës vlen edhe për njerëzit me sindromën e zorrës së irrituar (IBS): “Shkakton fryrje, gazra, diarre dhe irriton muret e zorrëve dhe mban lëngun e trupit të pacientit”.

Nëse pini birrë edhe pse keni probleme me mëlçinë, mund ta përshpejtoni më tej procesin e dëmtimit të parenkimës (indit organik) dhe kështu ta vështirësoni funksionimin.

Ata që kanë urth duhet gjithashtu të përmbahen nga pirja e kësaj pije alkoolike: “Birra parandalon mbylljen e pjesës së poshtme të ezofagut, gjë që bën që acidi i stomakut të kthehet në fyt, gjegjësisht urth”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori