LAJMI I FUNDIT:

Mos i fajësoni fëmijët nëse nuk u pëlqen shkolla

Mos i fajësoni fëmijët nëse nuk u pëlqen shkolla

Disa fëmijë e marrin natyrshëm procesin e arsimimit formal. Të tjerët, jo aq shumë.

Sjelljet e këqija dhe mësuesit e dobët shpesh e kanë fajin, por sipas një studimi të ri realiteti është se motivimi skolastik është më shumë një çështje e gjenetikës.

Hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Ohios thonë se gjenet janë së paku 40 deri 50 për qind përgjegjëse për motivimin e fëmijës për të mësuar. Nëse një nxënës i shkollës së mesme ngec prapa, kjo thjesht mund të jetë nga trashëgimia gjenetike e prindërve të nxënësit.


Shkencëtarët arritën në përfundimin e tyre pas studimit të dallimeve motivuese midis 13.000 binjakëve nga gjashtë vende të ndryshme.

Një analizë komplekse e të dhënave nga anketat e mëdha e cila u kërkoi fëmijëve që ta vlerësojnë interesin dhe besimin e tyre për lëndë të ndryshme mësimi dhe lëndë që kanë lidhje me shkollën, ua mundësoi hulumtuesve ta krahasojnë ngjashmërinë e përgjigjeve midis binjakeve identikë, të cilët i ndajnë të gjitha gjenet e tyre, dhe binjakët të cilët e ndajnë vetëm rreth gjysmën. Përgjigjet e dhëna nga binjakët identikë u përputhën më ngushtë, duke sugjeruar se gjenetika ndikon në motivimin.

Si gjenetika ashtu edhe mjedisi jo i përbashkët i binjakëve – ekspozimi ndaj stileve të ndryshme prindërore ose mësimdhënëse, për shembull – ishin dy faktorët më përcaktues.

“Reagimi i menjëhershëm dhe i pamenduar është të thuhet se dikush nuk po i motivon si duhet nxënësit, ose që vetë fëmija është përgjegjës”, tha në një deklaratë për shtyp studiuesi kryesor Stephen Petrill, psikolog në Universitetin shtetëror të Ohios.

“Ne kemi zbuluar se ka dallim të personalitetit të cilin njerëzit e trashëgojnë dhe i cili e ka një ndikim të madh në motivimin”, shpjegoi Petrill. “Kjo nuk do të thotë se ne nuk përpiqemi t’i inkurajojmë dhe frymëzojmë studentët, por duhet të merremi me realitetin se pse ata janë të ndryshëm.”

Sipas hulumtimit, faktorët e përbashkët mjedisorë, si marrëdhëniet prindërore, llogariten të jenë vetëm 3 për qind të variablave të personalitetit.

“Shumica e variablave të personalitetit e kanë një komponentë gjenetike, por të mos kesh komponentë të papërbashkët mjedisore është e papritur”, tha Petrill. “Por kjo ishte konsistente në të gjitha gjashtë vendet”.

Hulumtimi është publikuar në “Peronality and Individual Differences”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori