LAJMI I FUNDIT:

MOS E NDAL VALLËZIMIN

MOS E NDAL VALLËZIMIN

Nga: Bryan Ferry
Përktheu: Besnik Hamiti

Nana thotë veç e vërteta ka rëndësi
Me rrejtë e me mashtrue është mëkat
Pezull n’erë nëpër botën e shkyeme e të leckosun
Çdo mendim që m’vjen s’ka kuptim

Mos e ndal, mos e ndal vallëzimin
S’ka ma muzikë (Mos e ndal vallëzimin)

Nana thotë veç dashunia ka rëndësi
Bukuria duhet me kanë ma e thellë se veç lëkura
Tue jetue veç çastin, buzët e qepallat
A kam m’e gjetë rrugën teme ndojherë?

Mos e ndal, mos e ndal vallëzimin
S’ka ma muzikë (Mos e ndal vallëzimin)

Mos e ndal vallëzimin

Nana thotë veç mot me stuhi
S’e di pse nuk ka diell në qiell
Hapat në errësirë bahen bashkë
M’duhet me lëvizë ja kam me vdekë

Mos e ndal, mos e ndal vallëzimin
S’ka ma muzikë (Mos e ndal vallëzimin)

Mos e ndal vallëzimin