LAJMI I FUNDIT:

Mos arritja e koalicionit LVV-LDK, Daka tregon nëse kanë buxhet dhe a janë të gatshëm për zgjedhje të reja

Mos arritja e koalicionit LVV-LDK, Daka tregon nëse kanë buxhet dhe a janë të gatshëm për zgjedhje të reja

Kanë kaluar më shumë së tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, e mundësinë e shkuarjes së vendit sërish në zgjedhje nuk e kanë përjashtuar njohësit e çështjeve politike, por as Lëvizja Vetëvendosje e cila ka dalë partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Përkundër takimeve të shumta dhe ofertave që i kanë bërë njëra-tjetrës, LVV dhe LDK nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për formimin e Qeverisë, zyrtarët e LVV-së, kanë thënë se nëse nuk arrihet koalicioni LVV-LDK, vendi do të shkojë  në zgjedhje të reja.


Por sa janë të gatshëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të organizojnë edhe një palë zgjedhje parlamentare?

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë për Telegrafin se në qoftë se presidenti i shpall zgjedhjet, KQZ është e obliguar t’i organizojë ato.

“Jemi në pritje të formimit të Qeverisë së re, mirëpo nëse presidenti i shpallë zgjedhjet ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se t’i organizojmë ato”, ka thënë ajo.

Kurse sa i përket mjeteve financiare, Daka ka thënë se ato duhet të sigurohen.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 6 tetor i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës 6 milionë euro. Fituese e zgjedhjeve parlamentare është shpallur Lëvizja Vetëvendosje, e pasura nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse në vendin e tretë është radhitur Partia Demokratike e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori