LAJMI I FUNDIT:

Mormoni arrestohet në Arizona, kishte 20 gra dhe më e vogla ishte 9-vjeçare – u martua edhe me vajzën e tij

Mormoni arrestohet në Arizona, kishte 20 gra dhe më e vogla ishte 9-vjeçare – u martua edhe me vajzën e tij

Akuza të reja tronditëse janë bërë kundër udhëheqësit të kultit poligamist të Arizonës, Samuel Reple Bateman, 46 vjeç, i cili u arrestua në fillim të këtij viti.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve të dhëna në FBI, Bateman kishte 20 gra, më e vogla prej të cilave ishte nëntë vjeç, dhe njëra nga gratë ishte vajza e tij.


Gratë e tij i ka futur në një rimorkio brenda të cilit në vend të tualetit ka pasur një kovë, ndërsa ai vetë ka dy Bentley, transmeton Telegrafi.

Ai është në paraburgim me akuzën e pengimit të një arrestimi në shtator, i cili ndodhi pasi Bateman u tërhoq nga policët ndërsa transportonte vajza të mitura në një rimorkio të prishur të pajisur me një divan dhe një kovë tualeti.

Bateman drejton një degë të Kishës radikale mormone të Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ose FLDS – por ai me sa duket është aq ekstrem sa edhe ish-udhëheqësi i FLDS, Warren Jeffs, një përdhunues i dënuar fëmijësh, e ka denoncuar atë.

Dëshmitarët bënë gjithashtu akuza të tmerrshme për incest, akte seksuale në grup që përfshinin të rritur dhe fëmijë të mitur, dhe trafikim të fëmijëve.

Agjenti i FBI-së, Dawn A. Martin, duke cituar deklaratat e dëshmitarëve, shkroi në dosje se Bateman “filloi të shpallte se ishte një profet” dhe deklaroi se synonte të martohej me vajzën e tij adoleshente në vitin 2019.

Në deklaratë thuhet se Bateman që atëherë ka grumbulluar “afërsisht 50 shoqërues dhe më shumë se 20 gra, shumë prej të cilave janë të mitura, kryesisht nën moshën 15 vjeç”.

Gratë dhe vajzat u panë gjatë një kontrolli rutinor trafiku më 28 gusht në pjesën veriore të Arizonës, kurse policia tha se Bateman pas rimorkios së tij ka tërhequr zvarrë tre vajza, nga 11 deri në 14 vjeç. Rimorkio ishte e pajisur me një divan, karrige dhe një tualet të bërë nga një kovë.

Në një transkript, Bateman i tha një çifti se “Ati Qiellor” e udhëzoi atë në fillim të nëntorit 2021, që “të jepte gjënë më të çmuar që ka, virtytin e vajzave të tij”, tre prej ndjekësve të tij meshkuj të rritur.

Bateman dyshohet se ka parë tre burra duke bërë seks me vajzat e tij, njëra prej të cilave ishte vetëm 12 vjeç.

Ai tha se vajzat “sakrifikuan virtytin e tyre për Zotin” dhe vazhdoi: “Perëndia do të riparojë trupat e tyre dhe do t’ua vendosë membranën përsëri në trupin e tyre. Unë kurrë nuk kam pasur më shumë besim në kryerjen e vullnetit të tij. Gjithçka është nga dashuria”.

Deklarata e dëshmitarit më tej thotë se në fund të vitit 2020, Bateman shkoi me veturë në shtëpinë e çiftit në Kolorado City “me një SUV të madh plot me gra dhe vajza”, ku ai “i prezantoi të gjitha si gratë e tij”.

Më e reja nga të ashtuquajturat “gratë” ishte një vajzë e lindur në vitin 2011, shkroi agjenti Martin, që do të thotë se vajza ishte nëntë vjeç. Në deklaratë thuhet gjithashtu se Bateman zotëronte dy Bentley.

Prokurorët federalë thonë se ndërsa ai mbahet në burgun e qarkut Cokonino, ai foli me mbështetësit e tij në qytetin e Kolorados dhe i udhëzoi ata të fshinin komunikimet e dërguara përmes aplikacionit të mesazheve të koduara Signal, dhe kërkoi që të gjitha gratë dhe vajzat të merrnin pasaporta.

Ai u deklarua i pafajshëm në Gjykatën amerikane në Flagstaff. Poligamia është një trashëgimi e mësimeve të hershme të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, por kisha kryesore e braktisi praktikën në vitin 1890 dhe tani e ndalon rreptësisht atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori