LAJMI I FUNDIT:

Morina: Qeveria pas COVID-19 duhet të aplikojë një fond të veçantë për ndihmë për të dalur nga kriza

Morina: Qeveria pas COVID-19 duhet të aplikojë një fond të veçantë për ndihmë për të dalur nga kriza

Kosovës i duhet një fond i veçantë për të stabilizuar gjendjen ekonomike pas pandemisë COVID-19.

Kështu ka thënë Milaim Morina, përfaqësues i koalicionit për drejtësi sociale dhe të drejtat socio-ekonomike, i cili ka folur për gjendjen e punëtorëve dhe për pakon emergjente dhe ndikimin e saj pas pandemisë.


“Mund të ketë humbje të vendeve të punës, dhe ulje pagash. Qeveria pas COVID-19, i duhet të aplikojë një ndihmë ose në një fond deri në 1 miliardë euro për të stabilizuar gjendjen ekonomike”, deklaroi ai.

Morina ka thënë në emisionin “Përballje ditore” në Telegafi.com se Kosova si shumë vende të botës është në situatë emergjente, që ndikimin më të madh përveç aspektit shëndetësor e ka pasur edhe tek punëtorët, bizneset.

Milaim Morina gjatë intervistës për Telegrafin

“Aktualisht në Kosovë pjesa më e madhe e bizneseve e kanë pushu aktivitetin e tyre ekonomik, për shkak të masave të aplikuara nga Qeveria, këto masa janë ndërmarrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit. Qeveria e Kosovës është munduar ta drejtojë këtë gjendje përmes Pakos Emergjente, pra ka ndarë një shumë të parave për t’i trajtuar kategori të ndryshme. Qeveria e Kosovës përmes Pakos Fiskale ka dhënë edhe një një shpjegim për bizneset të cilët regjistrojnë punëtorët me kontratë së paku 1 vjeçar, do të përfitojnë së paku 2 muaj pagë për punëtorët in-formal në shumën prej 130 euro në muaj”, tha ai.

Shaipi për situatën pas pandemisë: Kategoritë më të dëmtuara janë ata që nuk do të kenë mundësi të paguajnë këstin e kredisë
Lexo po ashtu Shaipi për situatën pas pandemisë: Kategoritë më të dëmtuara janë ata që nuk do të kenë mundësi të paguajnë këstin e kredisë

Morina gjatë emisionit foli edhe për numrin e personave që kanë aplikuar për të përfituar nga pakoja fiskale.

“Deri më tani kanë aplikuar 63 mijë të punësuar të cilët janë duke punuar, mirëpo punëdhënësi i tyre nuk ka mjete financiare. Janë edhe disa kategori, mikro ndërmarrjet, të vetë-punësuarit të cilët nuk përfitojnë nga asnjëra prej skemave sociale, deri tash të kategoria e të papunësuarve të cilët nuk kanë asnjë të ardhur kanë aplikuar mbi 40 mijë persona”, pohoi ai.

Morina ka thënë se pas kalimit të fazës emergjente atëherë do të kalojmë në një fazë tjetër, e cila është pjesa e rimëkëmbjes ekonomike.

Gjithashtu ai tha se pasi të kalon situata me COVID-19, kompanitë duhet të krijojnë kushte për punëtorë, duke krijuar hapësira e të pajisen me  dezinfektues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori