LAJMI I FUNDIT:

Morina në radarin e Lirisë

Morina në radarin e Lirisë

Liria e Prizrenit dje prezantoi trajnerin Bledi Shkëmbi, ndërkohë që tani do tentohet të bëhen disa përforcime në skuadrën nga Prizreni.

Sebino Plaku dhe Ervis Kaja janë dy nga objektivat e merkatos së Lirisë, ndërkohë që në Shqipëri ata kërkojnë të marrin edhe sulmuesin Morina.


Lojtari i formuar te Tirana e mbylli sezonin me Kamzën, duke shënuar 10 gola në Kategorinë e Parë, çka ndihmoi skuadrën e tij të ngjitet në Superiore.

Trajneri Shkëmbi e do lojtarin nën urdhrat e tij, ndërkohë që pritet të shihet se cila do jetë përgjigja e Morinës, që në shkuarën ka veshur edhe fanellën e Skënderbeut, Flamurtarit, Laçit dhe Kukësit.