LAJMI I FUNDIT:

Mori trauma nga fansat, Bebe Rexha i paralajmëron gjatë koncertit në Norvegji: Mos luani me mua

Mori trauma nga fansat, Bebe Rexha i paralajmëron gjatë koncertit në Norvegji: Mos luani me mua

Ylli i muzikës pop, Bebe Rexha, vazhdon të tregojë se nuk është një nga ato që mund të bëni shaka me të.

Këngëtarja e “I’m The Drama”, e cila paralajmëroi se mund të ‘rrënonte një pjesë të madhe’ të industrisë së muzikës javën e kaluar në një seri postimesh ogurzi për X, u ngrit përsëri në këmbë gjatë fundjavës, pas një incidenti që i ndodhi në koncertin në Norvegji.

Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale nxjerr në pah momentin kur këngëtarja kërcënoi se do të merrte masa ndaj kujtdo që do të tentonte t’i hidhte një objekt teksa ishte në skenë.


Foto: Getty Images

“Nëse më godet me diçka në skenë, unë do të bëj gjithçka. Mos luaj me mua”, tha ajo.

Bebe Rexha publikon fotografi duke bërë shqiponjën me grimeren nga Kosova, Dafina Neziri
Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon fotografi duke bërë shqiponjën me grimeren nga Kosova, Dafina Neziri

“Cilën? Cilin?”, shtoi ajo. “Tregoni me gisht personin. Unë dua ta shoh atë”, i tha ajo audiencës.

Foto: Getty Images

“Dil. Dil jashtë. Ka mbaruar për ty”, theksoi mes tjerash artistja me origjinë nga Dibra.

Frustrimi i Rexhës ka të ngjarë të rrjedhë nga një incident që i ndodhi në qershor të vitit 2023.

34-vjeçarja u godit rëndë me një celular në fytyrë gjatë një shfaqjeje në New York, duke rezultuar me arrestimin e një personi që ndodhej në publik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
“Sa kishe që e kërkoje atë puthje?” - Amber pyet Eglin për momentin pasionant, banorja: E ndjeva

“Sa kishe që e kërkoje atë puthje?” - Amber pyet Eglin për momentin pasionant, banorja: E ndjeva

Magazina
Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

Magazina
'Oscars 2025' – Veshjet më të këqija: Ariana Grande kryeson listën me një fustan të fryrë, duke rikthyer stilin gotik të “Wicked”

'Oscars 2025' – Veshjet më të këqija: Ariana Grande kryeson listën me një fustan të fryrë, duke rikthyer stilin gotik të “Wicked”

Magazina
Margaret Qualley mahnit në 'Oscars 2025' me një performancë spektakolare në nder të James Bond

Margaret Qualley mahnit në 'Oscars 2025' me një performancë spektakolare në nder të James Bond

Magazina
Kalo në kategori