LAJMI I FUNDIT:

Mori ryshfet nga familjarët e të burgusorve, arrestohet një zyrtar në Burgun e Dubravës

Mori ryshfet nga familjarët e të burgusorve, arrestohet një zyrtar në Burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një mbikëqyrës të lartë në Burgun e Dubravës, pasi që i njëjti dyshohet se ka marrë para nga familjarët e të burgosurve, për tu kryer favore të caktuara.

Siç njofton Policia, ai kishte marrë ryshfet rreth 1880 euro, transmeton Telegrafi.

“Qendra Korrektuese, Istog 2022 – 2023. Me 30.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar në QK Dubravë (mbikëqyrës i lartë) nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke marrë ryshfet (rreth 1880 €) nga të burgosurit përmes familjarëve të tyre, për t’ju krijuar favore të caktuara. Njësitet policore në koordinim me prokurorin dhe Gjykatën Themelore në Pejë kanë bastisur shtëpinë dhe objekte tjera pronë e të dyshuarit, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar|, thuhet në njoftim.


Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është ende në proces hetimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori