Kosova më 24 shtator u përball me agresion e sulm terrorist nga një grup serbësh në veri të vendit, saktësisht në Banjskë të Zveçanit ku u sulmua Policia e Kosovës dhe mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Në këtë grup terrorist të serbëve pjesëmarrës ishte edhe Milan Radoiçiq, njeri i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
E pas situatës së krijuar në vend, Telegrafi merr vesh që kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron i kanë dërguar një letër të përbashkët, kryeministrit Albin Kurti me disa kërkesa specifike.
Kjo letër nuk është bërë publike, gjersa Telegrafi ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovës, por nuk ka marr përgjigje se e kanë pranuar ose jo një letër të tillë.
Në ndërkohë në pyetjen e Telegrafit drejtuar Zyrës së kancelarit gjerman Olaf Scholz, nuk mohohet as nuk po pohohet një gjë e tillë.
“Ju lutemi kuptoni se për çështje parimore ne nuk komentojmë ose informojmë për komunikime konfidenciale ndërkombëtare. Vetë kancelari e bëri shumë të qartë se çfarë pret nga Serbia dhe Kosova. Shihni komentet e tij të dhëna të hënën në konferencën për shtyp”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin.
Pyetje të njëjtë, Telegrafi i ka shkruar edhe Zyrës së presidentit francez, Emmanuel Macron, por deri në këto momente nuk ka pranuar përgjigje.
Ndryshe, dyshja më e rëndësishme e BE-së, Scholz dhe Macron kanë kërkuar të hënën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që t’i mbajnë premtimet që kanë dhënë e që kanë të bëjnë me dialogun dhe t’i kthehen marrëveshjes bazë, të njohur si Plani franko-gjerman. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUra e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar