Morena Taraku shkëlqen me paraqitjen e saj gjatë tapetit të kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ishte ndër të ftuarit në edicionin e 82-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia – një nga ngjarjet më prestigjioze të kinemasë botërore.
Ish-Miss Kosova u shfaq me një paraqitje mahnitëse në tapetin e kuq, duke rrëmbyer vëmendjen e mediave dhe fotografëve të shumtë të pranishëm.
E veshur me një fustan elegant me shkëlqim në ngjyrë bezhë, Morena u dallua për finesën dhe stilin e saj të përkryer.
Veshja ishte e kompletuar me një sërë varësesh me perla që i shtonin hijeshi dhe një ndjesi luksi pamjes së saj.
Për t’i dhënë një prekje edhe më glamuroze paraqitjes, modelja kishte zgjedhur të mbulohej me një peliçe të bardhë të zbukuruar me pupla, e cila i jepte një ndjesi klasike dhe mbretërore dukjes së saj.
Flokët i kishte kapur në një stil të thjeshtë, por shumë elegant, që i nxirrte në pah tiparet e bukura dhe e përforconte akoma më shumë paraqitjen e saj mahnitëse. /Telegrafi/



























































