LAJMI I FUNDIT:

Morena me fjalë të përzemërta për babanë e saj për ditëlindje: Ti je babai i vetëm që meriton ‘Oscarin’ për dashurinë

Morena me fjalë të përzemërta për babanë e saj për ditëlindje: Ti je babai i vetëm që meriton ‘Oscarin’ për dashurinë
Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, aktualisht ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj në Stamboll.

Në pamundësi për të udhëtuar nga Turqia për në Kosovë, ajo shfrytëzoi rrjetet sociale, për t’ia uruar ditëlindjen nga largësia të atit të saj.

Babai i këngëtares, regjisori i njohur, Selami Teraku, feston sot ditëlindjen e tij dhe me këtë rast urimet e shumta nga vajza e tij nuk munguan.


Familja e modeles Morena Taraku (Foto: Morena Taraku/InstaStory

Morena duket qenë se është rritur me vetëm njërin prind, ka një ndjeshmëri shumë të madhe ndaj babait të saj, i cili është kujdesur gjatë gjithë jetës për të.

Morena Taraku me një tjetër video provokuese në TikTok, bën "twerk" dhe më pas hidhet në pishinë
Lexo po ashtu Morena Taraku me një tjetër video provokuese në TikTok, bën "twerk" dhe më pas hidhet në pishinë

Në një shkrim të gjatë të publikuar në InstaStory, bukuroshja nuk i kurseu urimet më të përzemërta, për atë që e quan si fituesin e çmimit “Oscar” për babain më të mirë mirë.

“Ti je dielli i shpirtit tim që e ngroh çdo ditë…Ti je shiu që lan mërzitë e shpirtit tim…Ti je era që më drejton në rrugën e drejtë…Ti je acari që largove nga unë egoizmin, urrejten për të tjerët…Ti je bora që zbardhë çdo ditë brendësinë e zemrës time…Ti je hëna që çdo natë ndriçove qiellin atëherë kur mendova që mbeta vetëm…Ti je babai që brenda vetes krijove një nënë që plotësoi mungesat e mia…Ti je shoku im besnik që çdo ditë më besove, biles edhe atëherë kur u rrëzova pa dashje. Ti je krijesa më e bukur që Zoti zbriti për mua dhe vitet tua uroj të shtohen ashtu si ke shpirtin sepse në botë s’kam takuar askënd si ty. Jeto gjatë sepse më duhes, ushqen zemrën e shpirtit tim…Ti je babai i vetëm që meriton ‘Oscarin’ për dashurinë, kujdesin dhe afërsinë tënde…Të dua me shpirt e me zemër. Morena jote”, kanë qenë fjalët e Morenës në InstaStory.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Krahas urimit, taraku ka shpërndarë edhe një sërë fotografish në InstaStory, ku shihet nën shoqërinë e babait të saj. /Telegrafi/

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

Magazina
Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e eliminuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e eliminuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Magazina
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Përshëndetje e beftë mes Jozit dhe Loredanës pas rikthimit - kjo e fundit nuk doli as ta priste në oborr

Përshëndetje e beftë mes Jozit dhe Loredanës pas rikthimit - kjo e fundit nuk doli as ta priste në oborr

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Magazina
Kalo në kategori