Komisioni Komunal i Aksionarëve të Prishtinës ka shkarkuar dy anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore dhe Arbnora Jashanica.
Nga Bordi thonë se ky shkarkim ka ndodhur pas vendimit që Bordi ka marrë për shkarkim të kryeshefit ekzekutiv të NPB-së, Hajdar Hoxha, por i cili vendim nuk ka arritur as të protokollohet.
Anëtari tashmë i shkarkuar i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, Bekim Pireva thotë se të enjten e kaluar kishin vendosur unanimisht për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të NPB, Hajdar Hoxhës, por atë ditë ata nuk patën mundësi teknike që ta protokollojnë vendimin.
Ndërsa, shtoi se sot gjatë ditës kanë pranuar një vendim nga Komisioni Komunal i Aksionarëve, i cili ka shkarkuar dy nga anëtarët e këtij Bordi.
“Më 14.10.2021 kemi organizuar takimin e Bordit të Drejtorëve me arsyen e shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes… Unanimisht vendosëm shkarkimin kryeshefit ekzekutiv të NPB, por të njëjtin vendim nuk arritëm ta protokollojmë meqë personat përgjegjës nuk ishin prezent në NPB për të realizuar protokollimin e tij. Për të njëjtin vendim si pasojë e mos mundësisë të protokollimit caktuam takimin e radhës sot, me qëllim që ta protokollojmë vendimin dhe t’ua kumtojmë këtë vendim kryeshefit ekzekutiv. Kjo nuk na u lejua nga nëpunësitë dhe kryeshefit ekzekutiv brenda ndërmarrje banesore… Kur kemi tentuar ta dorëzojmë vendimin kryesueses së Bordit i është dhënë një vendim për shkarkimin e dy nga katër anëtarët e Bordit. Vendimi i tillë ka ardhur si rezultat i presionit me qëllim që të pengohet puna e Bordit për të vendosur ligjshmëri në NPB pasi ne si Bord kemi hasur në shkelje”, u shpreh Pireva për KP.
Pireva i cili është njëri nga të shkarkuarit sipas vendimit të Komisionit Komunal të Aksionarëve ka treguar se cilat kanë qenë arsyet që i kanë shtyrë ata që të nxjerrin vendim për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore.
“Arsyeja që na shtyn për shkaktim të kryeshefit ekzekutiv të NPB janë neglizhenca e kryeshefit ekzekutiv për përcjellje dhe zbatim të projektit në Lakrishtë në përputhje me rregulloret dhe ligjet në fuqi, mos gatishmëria e kryeshefit ekzekutiv për bashkëpunim dhe transparencë ndaj Bordit të Drejtorëve për mos llogaridhënie dhe mos informim. Arsye tjetër është mos respektimi i sugjerimeve dhe kërkesave të shumta të dhëna nga Bordi”, tha ai.
Ndërsa, avokati Skender Musa tha se ndonëse me vendim iu është ndaluar e drejta e ankesës dy anëtarëve të Bordit, ata përsëri do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës.
“Në vendim nuk jepet asnjë arsyetim për përjashtim dhe thuhet se nuk i kanë kryer detyrat e tyre si duhet dhe lidhur me këtë vendim nuk kanë paraparë fare të drejtë ankese… Në këtë kontest, ne konsiderojmë që është shkelur Kushtetuta e Kosovës, respektivisht dispozita që ka të bëjë me ankesa. Pavarësisht që këta dy anëtarë nuk kanë paraparë të drejtën e ankesës, ne do t’i drejtohemi Kuvendit Komunal me ankesë. Nëse Kuvendi Komunal vazhdon në mënyrë arbitrare ta konsiderojë vendimin e ligjshëm, ne do t’i drejtohemi edhe Gjykatës Themelore në Prishtinës – Departamentit për Çështje Administrative”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë