Familjarët presin që me ndryshimin e pushtetit, asht siç është premtuar, sa më parë të zbardhet edhe rasti “Monstra”. Për proceset e montuara, familjarët presin që të jepet drejtësia dhe të del në shesh e vërteta, që sipas tyre, nënkupton lirim të familjarëve të tyre. Bedri Ajdari, familjar i njërit prej të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë kërkon një gjykim të drejtë, ashtu siç është premtuar nga vetë kryeministri.
“Unë shpresoj nga premtimet atij që i ka dhënë ta vendos në funksion ligjin dhe ta zbatojë të njëjtin, ai e ka marr detyrën është ngarkuar me atë postë dhe duhet doemos të zbatojë ligjet dhe në qoftë se ligjet zbatohen këta do të duhet të jenë në liri menjëherë” – tha Bedri Ajdari, familjar.
Ministri i sapo zgjedhur i drejtësisë Bilent Saliji zotohet se ky rast do të zbardhet në mënyrë të drejtë dhe e vërteta do të dalë në shesh.
“Ka pasur raste edhe më të brishta që përpara opinionit por edhe drejtësisë janë dukur të brishta, unë ju siguroj se maksimalisht unë në bashkëpunim me të gjithë administratën e ministrisë së drejtësisë duke konsultuar ekspertë të ndryshëm dhe duke punuar me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që këta raste të zbardhen deri në fund”, – u shpreh Bilent Saliji, ministër i drejtësisë.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev gjatë publikimeve të bisedave të përgjuara tha se ka dëshmi që të akuzuarit për vrasjen në Smillkovcë janë të pafajshëm. Alsat mëson se ky rast në Prokurorinë Speciale është në fazën para hetimore . Për vrasjen e pesëfishtë në 12 prill të vitit 2012, gjashtë persona janë dënuar me burg të përjetshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
KSHZ Maqedoni: Jemi gati për rivotimin e së mërkurës
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare