Edona James tashmë është njëra nga personazhet që po komentohet më së shumti në Big Brother VIP Kosova 2.

Transgjinorja me prejardhje nga Suhareka ka marrë vëmendje me historitë e saj e po ashtu edhe më një rrëfim të fundit.


Pas natës së spektaklit, ajo ka qenë duke qëndruar në oborr me banorët e tjerë, ku edhe kanë biseduar për çështje të ndryshme.

Screenshot 8 40 Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment, këngëtarja Monika Salihu iu drejtua se nuk e dinte që është kaq person i mirë.

Ajo i tha se në fillim ka menduar se është njeri i keq, pa e njohur nga afër dhe pa bërë ndonjë bisedë me të.

Screenshot 9 35 Foto: Screenshot/YouTube

“Kur e shoh që je njeri i mirë ti je për mua loçkë. Kam menduar se ki me ngucë, ki me na provoku”, tha mes tjerash Salihu.

Ndonëse në ditët e para, BBVK po flitet vazhdimisht e konkurrentët janë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/