LAJMI I FUNDIT:

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Ky institucion u kthye në vegël shantazhimi

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Ky institucion u kthye në vegël shantazhimi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë të caktuar “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Posaçme GJKKO.

Kryemadhi dha një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga SPAK, ku tha se çdo procedurë do ndiqet hap pas hapi.

“Kam bërë rekurs edhe për sekuestrimin e shtëpisë. Pak nga pak do marrim zanatin e aovokatit. Sa i përket dy çështjeve lidhur me hetimin, do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore që kanë të bëjnë jo vetëm me procedurën por dhe me të gjithë adminsitrimin e çështjes.


Kam bërë kërkesën për tu njohur me fashikujt dhe që nuk më është kthyer akoma përgjigje, do dërgoj përsëri letër pasi i gjithë komunikimi është zyrtar dhe shkresor. Sa i përket procedurave të tjera kanë atë anën e vet organizative që do i ndjekim hap pas hapi”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo gjithashtu ka folur për SPAK. E pyetur se çfarë mendimi ka për shkrirjen e këtij insititucioni, ajo ndan kritika se nuk është i barabartë dhe ka krijuar një luftë politike, kryesisht me opozitën.

“Mendoj që çdo instrument ligjor për të cilën kemi votuar që të kemi drejtësi të barabartë, në momentin që kthehet në një vegël shantazhimi ndaj politikanëve, sigurisht që e ka kryer misionin e saj, ka dështuar. SPAK nuk është krijuar për të bërë luftë politike por për të luftuar strukturat organizative kriminale”, tha deputetja.

Monika Kryemadhi është nën hetim për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, dhe ka masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.