LAJMI I FUNDIT:

Momenti i trafikimit të shqiptarëve me anije në Britani! (Video)

Momenti i trafikimit të shqiptarëve me anije në Britani! (Video)

Këto imazhe, publikuar nga mediat britanike thuhet se tregojnë momentet e trafikimit të shqiptarëve dhe dy britanikëve nga Gjermania në Britani.

Videoja është filmuar të shtunën, në orën 4: 43 pasdite dhe tregon një burrë i cili mbante një varkë duke u drejtuar nga deti në Dymchurch, Kent.


Sipas mediave, varka besohet të jetë e njëjta që është përdorur për të sjellë emigrantët shqiptarë, përgjatë kanalit La Mansh.

Një peshkatar dëshmitar ka deklaruar se i kishte parë trafikantët në varkë pasditen e së shtunës.

Në orët e para të së dielës, 18 shqiptarë dhe dy britanikë u shpëtuan dhe u sollën në breg në Dymchurch, pasi varka e tyre filloi të fundosej. /Opinion.al/

https://www.youtube.com/watch?v=Uz2n6EVFg8Q