Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur persona të armatosur hapën zjarr me armë automatike në një autobus në Jerusalem, duke vrarë gjashtë persona, përfshirë një grua shtatzënë dhe duke lënë shumë të tjerë të plagosur, ndërsa civilët e panikuar vraponin për të shpëtuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në kryqëzimin Ramot në rrugën Yigal Yadin në Jerusalem të hënën në mëngjes, rreth orës 10:13.


Ndërkohë është thënë se sulmuesit u qëlluan për vdekje.

Hamasi vlerësoi dy 'luftëtarë të rezistencës' palestinezë dhe përshëndeti sulmin pa marrë përgjegjësi.

Grupi e quajti atë një 'përgjigje natyrale ndaj krimeve të pushtimit kundër popullit tonë'.

Shërbimi i ambulancës identifikoi pesë viktimat si një burrë 50-vjeçar, një grua në të pesëdhjetat dhe tre burra në të tridhjetat.

Ai tha se 11 persona të tjerë kishin pësuar lëndime, përfshirë gjashtë që ishin në gjendje të rëndë me plagë nga armë zjarri.

E policia izraelite tha se dy sulmues mbërritën me makinë dhe hapën zjarr në një stacion autobusi në kryqëzimin Ramot.

Ata thanë se një oficer sigurie dhe një civil qëlluan dhe vranë sulmuesit.

Disa armë, municione dhe një thikë e përdorur nga sulmuesit, të cilët policia i identifikoi vetëm si 'terroristë', u gjetën në vendngjarje, theksoi policia.

Ndërkohë njësitë e çmontimit të bombave u vendosën për t'u siguruar që zona ishte e sigurt ndërsa ekipet mjeko-ligjore mblodhën prova.

Një pjesëtar i ekipeve të shpëtimit në vendngjarje kujtoi: “Kur mbërritëm, pamë njerëz të shtrirë në rrugë, pa ndjenja, pranë stacionit të autobusit”.

“Pati shkatërrim të gjerë, xhama të thyer dhe kaos. Ne filluam menjëherë të trajtonim të plagosurit dhe të vazhdonim evakuimet në spitale”.

Nuk pati komente të menjëhershme për sulmin nga grupet militante palestineze e as autoritetet gjithashtu nuk kanë zbuluar ndonjë motiv.

Ushtria izraelite tha se kishte dërguar ushtarë në zonë për të ndihmuar policinë në kërkim të të dyshuarve.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu bëri të ditur se ai po vlerësonte situatën me krerët e tij të sigurisë.

Ai u pa duke vizituar vendin e sulmit me ministrin e sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir.

Kujtojmë se të dielën, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se po lëshonte një "paralajmërim të fundit" për Hamasin, duke thënë se grupi militant palestinez duhet të pranojë një marrëveshje për të liruar pengjet në Gaza. /Telegrafi/