LAJMI I FUNDIT:

Momenti i shembjes së ndërtesave ndërsa lëkundjet e fuqishme tronditën përsëri jugun e Turqisë

Momenti i shembjes së ndërtesave ndërsa lëkundjet e fuqishme tronditën përsëri jugun e Turqisë

Turqia është goditur nga një tjetër tërmet të hënën, duke vrarë një person, duke lënduar 69 të tjerë dhe duke shkaktuar shembjen e ndërtesave tashmë të dëmtuara – tre javë pasi një tërmet katastrofik shkatërroi vendin dhe vrau 48,000 njerëz.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti me magnitudë 5.6 ballë ishte me qendër në qytetin Yesilyurt në provincën Malatya në Turqinë jugore, tha agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit.


Një babë dhe vajza e tij u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese katërkatëshe dhe u dërguan në një ambulancë me barela.

Kryetari i bashkisë së Yesilyurt, Mehmet Cinar, tha se dyshja kishin hyrë në ndërtesën e dëmtuar për të mbledhur sendet.

Një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar pasi një tërmet 5.6 ballë tronditi të hënën Malatya të Turqisë
Lexo po ashtu Një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar pasi një tërmet 5.6 ballë tronditi të hënën Malatya të Turqisë

Ndërkohë disa pamje dramatike thuhet se tregojnë ndërtesat tashmë të dëmtuara që shemben në grumbuj rrënojash në rrugët e Malatyas pas tërmetit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit analizuan rrënojat e një ndërtese tjetër që u rrëzua mbi disa makina të parkuara.

Malatya ishte ndër 11 provincat turke që u goditën rëndë nga tërmeti me magnitudë 7.8 që shkatërroi pjesë të Turqisë jugore dhe Sirisë veriore më 6 shkurt.

Ai tërmet çoi në më shumë se 48,000 vdekje në të dy vendet, si dhe në shembjen ose dëmtimin serioz të 173,000 ndërtesave ne Turqi.

Yunus Sezer, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha në një konferencë shtypi sot se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit ishin vendosur në pesë ndërtesa në Malatya. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori