LAJMI I FUNDIT:

Momenti i shembjes së hotelit historik në Virginia

Momenti i shembjes së hotelit historik në Virginia

Një hotel i famshëm në Arlington, Virginia, u shkatërrua më 13 dhjetor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Holiday Inn, gjatë shkatërrimit të së cilit rrugët afër ishin mbyllur, tha policia.


Madje policia inkurajoi njerëzit të shikojnë rrënimin e tij përmes medieve pasi “nuk kishte zona të mira shikimi” për publikun.

Hoteli me 18 kate u hap për herë të parë në vitin 1972.

Sipas medieve lokale, në vend të tij do të ndërtohet një kompleks apartamentesh me 502 njësi, një hotel dhe një qendër konferencash. /Telegrafi/