Anthony Joshua ka arritur ta fitojë rimeçin ndaj boksierit meksikan, Andy Ruiz.

Meçi i zhvilluar në Arabinë Saudite i takoi britanikut që fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve.


Joshua ishte më i mirë në ring, por diti edhe të përdorë taktikë të fortë, duke e goditur nga distanca Ruizin.

Meksikani nuk pati shumë rast t’i afrohej, pasi Joshua vazhdimisht lëvizte në ring duke iu shmangur goditjeve të fuqishme të Ruizit.

GettyImages 1192564700 Andy Ruiz dhe Anthony Joshua. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

E në sekondat e fundit të meçit, meksikani kërkoi nga Joshua që t’i afrohej dhe të boksonin më fortë, por kjo kërkesë e tij nuk u aprovua nga britaniku që vazhdoi deri në fund me stilin e tij.

Gjithsesi Ruiz ka marrë respektin nga adhuruesit e boksit të cilët e kanë vlerësuar shumë boksierin meksikan për guximin. /Telegrafi/

Momentin kur Ruiz i kërkoi Joshuas të boksonin më fortë mund ta shihni nga minuta 13:00.

telegrafi sport app