Ky është momenti kur një skenë me mbi njëqind fëmijë dhe të rritur rrëzohet papritmas, duke lënë një fëmijë të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një fëmijë 13-vjeçar u shpall i vdekur ndërsa 14 të tjerë, duke përfshirë pesë të rritur, u plagosën gjatë aksidentit të kapur nga kamerat të shtunën.

Siç bëhet e ditur, pamjet tregojnë pjesëmarrësit të mblidhen në një skenë në fund të një audicioni vallesh në një teatër në Zhangzhou të Kinës.

Organizatori i ngjarjes dëgjohet duke bërtitur kur seksionet e mesme të skenës rrëzohen dhe dhjetëra fëmijë bien.

Publiku pastaj nxiton drejt skenës për të provuar për të shpëtuar fëmijët e bllokuar.

Shërbimi i zjarrfikësve kaloi rreth 20 minuta për të ndihmuar fëmijët, ku përfshihej një vajzë e re, këmbët e të cilëve ishin bllokuar në mes të skenës dhe platformës.

Ata thanë se dy nga 14 të plagosurit ishin në një gjendje të rëndë. /Telegrafi/