LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur policët prangosin sulmuesin, që qëlloi për vdekje 17 persona (Foto/Video)

Momenti kur policët prangosin sulmuesin, që qëlloi për vdekje 17 persona (Foto/Video)

Ky është momenti kur adoleshenti që qëlloi për vdekje 17 persona në një shkollë të mesme në Florida, përplaset për tokë nga policia dhe prangoset.

Nikolas Cruz, 19-vjeç, i cili kreu sulmin në shkollën Marjory Stoneman Douglas” në Parkland gjatë të mërkurës pasdite, ishte i armatosur me pushkë automatike, por vetëm një orë pas incidentit të tmerrshëm u arrestua në Coral Springs, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar më poshtë, shihet Cruz duke qëndruar i shtrirë në tokë dhe me duart e ngritura lart si shenjë dorëzimi, derisa policët i mbajnë ia drejtojnë revolet dhe një tjetër vrapon për ta prangosur.

Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se ai “është arrestuar pa rezistuar”, ku më pas është dërguar në spital dhe më pas në burg.

Cruz ishte i armatosur me pushkë automatike të tipit AR-15 dhe kishte disa karikatorë tjerë më vete, granatë tymi të cilën e përdori kur u fut në shkollë me maskë të gazit.

Hetuesit janë duke shqyrtuar mundësinë, nëse Cruz kishte ndezur alarmin e zjarrit për të krijuar panik tek nxënësit në momentin e sulmit.

Florida nuk e ka në fuqi ligjin me dënim me vdekje, edhe pse është ende herët të konfirmohet se çfarë akuza rëndojnë mbi të. Viktima e parë e të shtënave masive është identifikuar si një 46-vjeçar i quajtur Chris Hixon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e

Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e "ligjit të Rusisë"

Botë
Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman

Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman

Serbia
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Erdogan kritikon rëndë SHBA-në dhe Evropën pasi sipas tij nuk po bëjnë sa duhet për arritjen e një armëpushimi në Gazë

Erdogan kritikon rëndë SHBA-në dhe Evropën pasi sipas tij nuk po bëjnë sa duhet për arritjen e një armëpushimi në Gazë

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Kalo në kategori