Ivan Perisic është një nga lojtarët më në formë aktualisht te Interi.

Kroati realizoi het-trik në fitoren 5-0 ndaj Chievos në Serie A dhe kështu zikaltrit u renditën të parët në kampionatin elitar italian.


Teksa lojtarët e Luciano Spallettit ishte duke bërë përgatitjet e fundit në stadium para ndeshjes, Milani ishte duke luajtur ndaj Beneventos minutat e fundit.

Në minutën e 95-të kuqezinjtë pësuan gol për rezultatin 2-2 dhe nga kjo Perisic nuk majti të qeshurat kur e kuptoi.

Kroati u përkujdes që edhe bashkëlojtarët e tij ta kuptojnë rezultatin, duke bërë me gishta drejt tyre.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Juventusit dhe mbetet të shihet nëse do vazhdojë e qeshura e ish-yllit të Wolfsburgut edhe pas kësaj ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app