LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur shembet muri i shtëpisë nga erërat e forta në Angli – një person i cili po kalonte aty pranë, shpëtoi pa lëndime

Momenti kur shembet muri i shtëpisë nga erërat  e forta në Angli – një person i cili po kalonte aty pranë, shpëtoi pa lëndime

Ky është momenti i çuditshëm kur një burrë kaloi rastësisht pranë një shtëpie derisa një pjesë e murit u shemb duke u rrëzuar përtokë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet u regjistruan më 21 maj, në një rrugë banimi në Christchurch, Dorset në Angli.


Duke parë në videon e mëposhtme mund të shihet se si muri lëkundej për shkak të erërave të ashpra, para se të shembej dhe të shtypte një makinë e cila gjendej e parkuar.

Njeriu, i cili dukej se nuk u lëndua, bëri një pauzë për një çast, por më pas e vazhdoi përsëri shëtitjen e tij vetëm disa sekonda më vonë. /Telegrafi/