Momenti kur Lukaku ‘mohon kualifikimin’ e Interit duke bllokuar goditjen e Sanchezit

Romelu Lukaku bllokoi aksidentalisht topin e goditur me kokë nga Alexis Sanchez në fundin e ndeshjes së Interit ndaj Shakhtar Donetsk - duke mohuar kualifikimin e ekipit të tij në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Antonio Contes e dinte se duhej të fitonte në Giuseppe Meazza nëse dëshironte të kalonte në fazat e nokautit.
Megjithatë, Nerazzurrët nuk arritën më shumë se një barazim pa gola 0-0 ndaj Shakhtarit dhe u eliminuan nga gara elitare.
Por, ekipi italian kishe një rast ideal për t’u kualifikuar në minutat e fundit me anë të kilianit Sanchez.
https://twitter.com/Rashfordesque1/status/1336789942387810304
Sanchez u ngrit me kokë dhe dërgoi topin në cep të portës, por ai nuk e priste që goditja të ndalej nga koka e Lukakut kur portieri Anatoliy Trubin veçse u mposht.
Tifozët kanë reaguar ndaj këtij incidenti dhe ata mendojnë se kjo përmbledh fatin e ish-dyshes ë Manchester Unitedit, Lukaku dhe Sanchez. /Telegrafi/






















































